I/e Nderuar,
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) shpreh mirënjohjen për kontributin dhe angazhimin tuaj lidhur me iniciativat e ndërmarra nga institucioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Dëshirojmë t’ju informojmë se http://opendata.gov.al është portali i të dhënave të hapura qeveritare për Shqipërinë në vijim të nismës “Partneriteti për Qeverisjen e Hapur”, i cili nxjerr në pah praktikat e mira/nismat e suksesshme, por edhe sfidat përmes shkëmbimit të përvojave me partnerët tanë strategjikë.
Për të përfshirë publikun e gjerë dhe shoqërinë civile në këtë proces të rëndësishëm dhe adresimin e sfidave me të cilat përballemi, kërkojmë bashkëpunimin tuaj në plotësimin e pyetësorit të mëposhtëm.
Informacioni i marrë prej jush, do të jetë shumë i vlefshëm për këtë proces. Përgjigjet e marra nga ju na ndihmojnë për të përmirësuar portalin Open Data për të ardhmen.
Klikoni këtu për të plotësuar pyetsorin.
Ju falenderojmë për kohën tuaj!